PARLAMENTI STUDENTOR KONSULTOHET ME IKSHPK-në RRETH HAPJES GRADUALE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës, sot ka zhvilluar takimin e radhës me drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani. Përfaqësuesit nga Parlamenti studentor, të udhëhequr nga kryetari, Erzen Hyseni diskutuan mbi mundësinë e hapjes graduale të Qendrës së Studentëve bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Temë diskutimi ndër të tjera, ishte edhe mbajtja e ushtrimeve (orëve praktike) në mënyrë fizike për disa fakultete përkatëse, duke pasur parasysh se vijueshmëria fizike e studentëve në disa fakultete konsiderohet jetike dhe e domosdoshme ndonëse parashihen rreziqet që studentët do mund të ballafaqohen në vazhdimësi. Në takimin e ditës së sotme, u diskutuan edhe kriteret apo kushtet e nevojshme në rastin e hapjes së Qendrës së Studentëve si dhe fillimit të ligjëratave dhe ushtimeve në mënyrë fizike.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe nënkryetari i Parlamentit studentor, Fatlind Azizi, sekretari i përgjithshëm, Lirigzon Hoxha, deputeti Ensar Shaqiri dhe senatori Ardit Bilalli.

Ditëve në vijim do të ketë më shumë qartësi rreth vendimeve të ardhshme për hapjen graduale të Universitetit të Prishtinës.

PS-UP

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.