Parlamenti Studentor takohet me drejtorin e Qendrës së Studentëve, z. Fatmir Sfishta

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor me në krye kryetarin, Erzen Hyseni, njoftuan dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet Parlamentit të ri Studentor dhe Qendrës së Studentëve.

Temë me rëndësi diskutimi ishte edhe mundësia e hapjes së konvikteve në të ardhmen e afërt, ndërkaq thelbësore u pa krijimi i aktiviteteve me karakter psikologjik në mbështetjen e studentëve nga Parlamenti i ri Studentor.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i PS, Fatlind Azizi dhe sekretari i PS, Lirigzon Hoxha ndërsa përfaqësues i studentëve nga radhët e Senatit, Ardit Bilalli.

Paqja Studentore, si udhëheqëse e Parlamentit Studentor, do të mundohet të i plotësojë të gjitha kërkesat legjitime të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

PS-UP

76762 comments4 sharesLikeCommentShare

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.