HAPET KONKURSI PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË QENDRËN E STUDENTËVE

Pas kërkesave të Parlamentit Studentor dhe takimeve me institucionet përgjegjëse për hapjen e Qendrës së Studentëve, sot është hapur konkursi për pranimin e studentëve për vitin 2020/21. Kjo është vetëm një nga sukseset e shumta të Parlamentit Studentor, që në 30 ditët e para të përfaqësimit në UP.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 29.10.2020 deri më datën 07.11.2020.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë, një student/e në një dhomë.

Parlamenti Studentor do të përkujdeset për të gjitha kërkesat legjitime të studentëve, duke i përfaqësuar studentët e Universitetit të Prishtinës në mënyrën më dinjitoze!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.