PARLAMENTI STUDENTOR DËNON ASHPËR SHITJEN DHE BLERJEN E TEMAVE TË DIPLOMËS NË UP

PARLAMENTI STUDENTOR I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Në kohët e fundit janë përhapur dukuri negative brenda Universitetit të Prishtinës, ku njerëz të papërgjegjshëm bëjnë përgatitjen e temave të diplomës dhe pastaj i shesin ato tek studentët, e që fatkeqësisht ndikojnë shumë në uljen e cilësisë së arsimit në universitetin tonë.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi, në një prononcim për KTV-në, shprehu zotimet e Parlamentit Studentor për të luftuar këtë dukuri të tmerrshme dhe se organi më i lartë studentor në Universitetin e Prishtinës, do të bëjë të pamundurën që të gjitha këto raste të ndëshkohen sipas LIGJIT NR. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA dhe Rregullorës së etikës të Universitetit të Prishtinës.

Parlamenti Studentor fton studentët që të paraqesin të gjitha rastet që ata mund të jenë në dijeni, për ta luftuar së bashku këtë dukuri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.