PARLAMENTI STUDENTOR TAKOHET ME REKTORIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Në vazhdën e takimeve me krerët e institucioneve përgjegjëse për studentë, Parlamenti Studentor u takua me rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Naser Sahiti.

Gjatë këtij takimi u bë informimi reciprok mbi punën dhe planprogramet e Parlamentit të ri Studentor dhe stafit të ri udhëheqës të Universitetit të Prishtinës. Palët u pajtuan që universiteti ynë ka nevojë për ndryshime pozitive, energji të re dhe plane konkrete afatgjate, të cilat do të sillnin suksese të mëdha në UP.

Në këtë takim ishin të pranishëm Erzen Hyseni – kryetar i PS-UP-së, Fatlind Azizi dhe Nisa Ferati – nënkryetarë të PS-UP-së, Lirigzon Hoxha – sekretar i përgjithshëm i PS-UP-së dhe Ensar Shaqiri – deputet i PS-UP-së.

Parlamenti Studentor do t’i vazhdojë takimet dhe konsultimet me institucione të tjera, me qëllim të krijimit të një lidhjeje ndërinstitucionale për të mirën e përgjithshme të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.