PARLAMENTI STUDENTOR TAKOI MINISTREN E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT, ZNJ. DUMOSHI (3 nëntor 2020)

Ministrja na informoi për ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Rininë i cili do të sjell ndryshime të shumta pozitive për të rinjtë e Kosovës. Vlen të përmendet ndryshimi i moshës nga 15-24 vjeç në 15-29 vjeç si dhe për njohjen e vullnetarizmit si përvojë pune. Gjithashtu u njoftuam për mbështetjen financiare që u është bërë të rinjve përmes thirrjes publike ku MKRS ka bërë ndarjen e dhjetërave granteve për të rinj.

Parlamenti Studentor e njoftoi Ministren Dumoshi për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm brenda Universitetit të Prishtinës, ndonëse në periudhë pandemie.

Ndër të tjera shpalosëm dy ide për projekte që do të mund të realizohen prej fillimit të vitit 2021, për të cilat kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e MKRS-së.

Parlamenti Studentor ështe duke punuar me intensitet të lartë për të sjellur ndryshimin e merituar për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.