PARLAMENTI STUDENTOR TAKOHET ME ZV. MINISTRIN E ARSIMIT DHE SHKENCËS, Z. XHAVIT REXHAJ

Duke marrë në konsideratë ballafaqimin që studentët kanë hasur edhe me pandeminë COVID-19, Parlamenti Studentor ndër të tjera ka parashtruar për shqyrtim disa kërkesa të cilat mund të realizohen me bashkëpunimin ndër-institucional në mes MASH, MSH, IKSHPK, QS, UP dhe Parlamentit Studentor, e që janë të paraqitura si në vijim:

1. Mbajtja e ushtrimeve në çdo fakultet, apo në fakultete përkatëse (ku ushtrimet janë të domosdoshme që të kryhen në laboratore): ushtrimet janë obligative, mbahen nëpër laboratore dhe janë pjesë e pandashme e profesionit të studentëve në të ardhmen.

2. Hapja e Qendrës së Studentëve, për një numër të caktuar të studentëve, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe duke ndjekur tri rregullat strikte si: Distanca, Maska dhe Higjiena Personale.

3. Shpërndarja e bursave në xhirollogaritë e gabuara, ka ndikuar që shumë studentë të ndihen të indinjuar me mos shpërndarjen e mirëfilltë të bursave dhe një zgjidhje konkrete, e shpejtë dhe efikase mirëpritet nga studentët përkatës.

4. Heqja e pagesës semestrale për studentët, përshkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe në rrethanat aktuale të pandemisë. Mirëpritet edhe një zgjidhje e tillë që lehtëson studentët, duke larguar të paktën pagesën e semestrit të parë të vitit akademik 2020/21.

Gjatë ditëve në vijim, do të ketë vendime zyrtare ku do të vendoset përfundimisht për pikat e diskutuara nga PS. Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve çdoherë ka qenë vatër në të cilën kërkesat legjitime të studentëve janë mbrojtur dhe paraqitur njëzëri.