Aktiviteti “Bashkë, për një kampus të pastër”

Aktiviteti “Bashkë, për një kampus të pastër” i organizatës “Paqja Studentore” i mbështetur nga “Let’s do it Kosova”, i mbajtur sot, është kryer me sukses.

Shumë studentë të fakulteteve të ndryshme iu bashkuan iniciativës për ta pastruar kampusin universitar duke mos harruar profesorët dhe asistentët e departamentit të gazetarisë si: Milazim Krasniqi, Remzie Shahini Hoxhaj, Muhamet Jahiri, Alban Zeneli dhe Dren Gërguri.

Përveç tyre, na u bashkangjitën rektori, Marian Dema dhe ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Të gjithë së bashku të pajisur me bluza, dorëza, maska dhe qese, filluan pastrimin e kampusit.

Falenderojmë organizatën “Let’s do it Kosova” për mbështetjen e tyre si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë duke përfshirë dhe mediat.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është i 16-ti me rradhë për këtë vit. 
Ne nuk do të ndalemi.
Dëshira dhe vullneti i mirë na shtyn që të vazhdojmë me aktivitetet e rradhës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.