MERR PRODUKTE VENDORE FALAS!

Organizata studentore PAQJA STUDENTORE e Universitetit të Prishtinës ka organizuar një aktivitet në lidhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ky aktivitet do mbahet më 28 nëntor nga ora 11:00-15:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Komunën e Prishtinës.

Këtë aktivitet e kanë mbështetur shumë kompani vendore të cilat janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë duke dhuruar sasi të mëdha të produkteve të tyre. Gjitha këto do iu shpërndahen kalimtarëve të rastit që gjenden në këtë shesh.

Qëllimi i gjithë këtij aktiviteti është vetëdijësimi i qytetarëve për t’i bojkotuar produktet serbe dhe t’i blejnë ato vendore.

Ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, në mënyrë që të arrihet synimi jonë.


Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.