Paqja Studentore reagon për dëmet që greva po ua shkakton studentëve

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), është kundër çdo dëmtimi që i bëhet studentit. Organizata vlerëson se greva po u shkakton probleme për shkak të mos mbajtjes së provimeve, të cilat janë mënyra kryesore për vlerësimin e tyre. Mosmbajtja e provimeve po shkakton një kaos në universitet.

Pastaj, mosfunksionimi i administratës së fakulteteve po u pamundëson studentëve që të kryejnë punët administrative, përfshirë këtu pamundësinë e nxjerrjes së dokumenteve për aplikim për bursë komunale.

Paqja Studentore është kundër çdo pengese që i bëhet studentëve, duke iu pamundësuar diplomimin në afat dhe humbjen e mundësisë për aplikim për vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

Si pasojë e grevës studentët nuk mund të kenë qasje në bibliotekat e fakulteteve të tyre, të cilat janë ndërtuar për shfrytëzim nga ana e studentëve.

Gjithashtu, PS-UP është kundër mbylljes së programeve studimore të universiteteve publike në Kosovë, për shkak se mbyllja e programeve ua pamundëson studentëve të studiojnë ato fusha.

Paqja Studentore bën thirrje që të zgjidhen të gjitha çështjet që pengojnë mbajtjen e provimeve dhe zhvillimin e arsimit të lartë. Ajo do të vazhdojë të jetë zëri i studentëve.

Me respekt,

PS-UP

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.