Pozita e gruas në shoqëri lë për të dëshiruar

Në konferencën “Roli i grave në shoqëri: determinues apo dekorues?” të organizuar nga Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës u diskutua për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare.

Panelistet që ishin pjesë e këtij debati  në mënyrë unanime u pajtuan që roli i gruas kosovare në shoqëri  është në nivel jo të kënaqshem.

Arsye për këtë, sipas panelisteve, janë stereotipet me të cilat gratë kosovare përballen pothuajse çdo ditë.   



Panelistet që ishin pjesë e këtij debati  në mënyrë unanime u pajtuan që roli i gruas kosovare në shoqëri  është në nivel jo të kënaqshem.

Arsye për këtë, sipas panelisteve, janë stereotipet me të cilat gratë kosovare përballen pothuajse çdo ditë.   

Deputetja Blerta Deliu – Kodra tha se Kosova ende vazhdon të mbetet një ambient i rëndë për gratë, të cilat janë të përfshira në tregun e punës vetëm 12 përqind. Ajo theksoi senjë ndër problemet me të cilat përballen gratë është mungesa e trashëgimisë në pronë.

“Problem tjetër që unë do ta adresoj sot, është qasja në pronë.  Ka qenë njëra prej temave që është adresuar bukur shumë në të gjitha forumet, që është avokuar shumë dhe që Kosova ka një ligj që u garanton grave dhe vajzave që të kenë qasjen e tyre në pronë. Ne kemi 16.1 përqind të pronës e cila është e regjistruar në emër të grave, dhe kjo e drejt është njëra prej drejtave më të ulëta”, theksoi Deliu Kodra.

Profesoresha Iliriana Alloqi – Tahirbegolli, ka theksuar se mungesa e sigurisë ekonomike është problemi me të cilat përballen çdo ditë këto gra.

“Problemi është që femrat nuk e kanë sigurinë ekonomike, ato nuk e trashëgojnë pasurinë e prindërve të tyre. Nuk ka nëvoje të bëhen analiza që një femër që e ka një pronë dhe një pasuri të vetën asnjëherë nuk rrin e robëruar prej një mashkulli. Fatkeqësisht ende ka njerëz që vajzat nuk i konsiderojnë si pjesë të familjes por si mysafire ato dhe konsiderojnë se vajza pasurinë duhet ta krijojë te ai burri imagjinar të cilin ajo ende nuk e ka gjetë Do të thotë qysh në fillim fatin e vajzave prindërit e tyre e lënë të dyshimtë”, ka vlerësuar Alloqi.

Nga ana tjetër, deputetja Fatmire Mulhaxha – Kollçaku tha se për zhdukjen e stereotipeve duhet të zbatohen ligjet.

“Mirëpo nuk mjafton të luftohen vetëm në familje këto stereotipe, shteti ka për obligim që t’i krijojë mekanizmat të cilat i luftojnë këto stereotipe. Legjislacioni është mjaft i favorshëm në këtë drejtim, por ne duhet ta shohim sa po zbatohen ligjet që e krijojnë mundësinë për barazi në shoqëri”, tha Mullhaxha – Kollçaku.

Inkurajimin për vajzat e dha edhe profesoresha Remzie Shahini  – Hoxhaj.

“Unë vij prej një familje ku nëna ime ka qenë analfabete, por unë kam arrit me u bërë doktor shkence. Kështu që unë ju inkurajoj prej çfarë do pozicioni si social-ekonomik apo regjioni që me promovua kauzën e edukimit të vajzave”, deklaroi Shahini Hoxhaj.

Ndërsa, Donjeta Murselaj nga Paqja Studentore tha se kjo organizatë çdo herë ka mbajtur aktivitete dhe ka trajtuar tema për gra dhe iu është dhënë përparësi për të drejtat e tyre.

“Organizata Paqja Studentore iu ka dhënë gjithmonë hapësirë vajzave dhe grave me organizmin e konferencave të ndryshme, të cilat kanë trajtuar gjendjen dhe sfidat e grave në Kosovë”, tha Murselaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.