Zgjedhet kryesia e Paqes Studentore në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), në kuvendin zgjedhor të sotëm ka zgjedhur kryesinë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

I pari i kësaj kryesie u zgjodh Ermal Osmani me 37 vota për dhe asnjë votë kundër apo abstenim. Ai falenderoi organizatën Paqja Studentore për mundësinë e dhënë.

“Falenderoj organizatën që më dha mundësinë që planet dhe dëshirat për këtë fakultet të mund t’i realizoj. Arsyeja se pse po e marr këtë përgjegjësi ka të bëjë me nevojën për përmirësimin e kushteve të studentëve dhe këtë nuk mund ta bëjë askush më mire se sa Paqja Studentore”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, kryetari i PS-UP, Erzen Hyseni ftoi studentët që shqetësimet e tyre t’i ndajnë me Paqen Studentore, sepse ajo do të vazhdojë të jetë zëri i tyre.

Konsolidimi i degës nuk u mjaftua me kaq, në këtë kuvend u formuan komisionet dhe u zgjodhën anëtarët e tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.