Kosova e papërgatitur në dialogun me Serbinë

Me këtë përfundim u mbyll konferenca “Perspektiva e analistëve për fazën e fundit të dialogut” e cila u organizua nga Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, për t’i dhënë studentëve një këndvështrim më të qartë rreth këtij dialogu të stërzgjatur.

Kjo ishte pjesa e dytë e konferencës së organizuar nga Paqja Studentore, pasi që ajo e para ishte organizuar në dhjetorin e vitit të kaluar, por përkatësisht me deputetë të partive politike. Parashihet që konferencat e tilla të vazhdojnë të organizohen edhe më tutje, për të aftësuar studentët dhe për t’i dhënë një pasqyrë të qartë rreth gjërave që ata kanë konfuzitet.

Pjesë e kësaj konference ishte Prof. Dr. Milazim Krasniqi, i cili dha mendimet e tij si profesor dhe si gazetar profesionist. Ai tha që Serbia nuk bën dialog të mirëfilltë me Kosovën, por përkundrazi ajo vazhdon ende politikat e saja shoveniste sikurse në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ndër të tjera shtoi se pala kosovare ende nuk e ka të qartë se çfarë është duke dashur dhe se të gjitha gjërat kryesore i ka harruar t’i përfshijë në këto 8 vjet bisedime deri më tani. Sipas tij Kosova është në një gjendje më të keqe se sa kur shpalli pavarësinë në vitin 2008.

I ftuari tjetër ishte Prof. Dr. Ibrahim Gashi, i cili theksoi ngecjen e palës kosovare në dialog duke gabuar në mosreciprocitetin e kushteve me Serbinë. Profesori tha që është shumë e vështirë që kjo marrëveshje të mbyllet sivjet, pasi që rol të madh luajnë fuqitë e mëdha siç janë: SHBA, Gjermania, Rusia etj.

Në aspektin historik tha që Serbia gjithmonë ka tentuar që të mos e lë Kosovën jashtë juridiksionit të saj dhe me një qasje pesimiste ai tha që nuk beson se Kosova e ka bërë më të mirën e saj në dialogun me Serbinë që nga viti 2011.

Gjithashtu panelist tjetër i kësaj konference ishte Prof. Dr. Adem Beha, i cili tregoi një qasje më optimiste sesa profesorët e lartpërmendur ku ai ritheksoi shpesh që Kosova nuk mund ta refuzojë dialogun lehtësisht, sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Sipas tij, falë dialogut Kosova ka arritur ta bëjë decentralizimin, gjë që i ka ndihmuar shumë Kosovës në ecjen e saj përpara si shtet Sovran.

Profesori tha që krijimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive do të bëhet herët ose vonë, pasi që deputetët e kanë votuar si kusht nga BE.

Çështje e shumë diskutuar nga popujt e secilit shtet, në njërën anë eufori, e në anën tjetër paqartësi rreth finalizimit të kësaj marrëveshje të ashtuquajtur “historike”.

Ndërsa përfaqësuesi i Paqes Studentore Dardan Shala, theksoi që ky organizim nuk do të jetë i fundit, duke treguar që shumë shpejt do të vijojnë aktivitetet e rradhës, gjithmonë në të mirën e studentëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.