Paqja Studentore me projekte të reja për Qendrën Studentore

Gjatë kësaj jave, kryetari i organizatës “Paqja Satudentore”, Erzen Hysenidhe nënkryetari i saj, Elbasan Geci bashkë me disa student të tjerë, vizituan drejtorin e Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Paqes propozuan dy projekte dhe një kërkesë e cila do të ishte gjithmonë në të mirën e studentëve tanë.

Projekt-propozimi i parë ishte hapja e një zyre të psikologut në Qendrën Studentore. Ndërsa projekti i dytë, ishte hapja e një fitnesi në të njëjtën qendër, që do të mund të iu mundësonte studentëve të kenë një trup aktiv dhe mendje të shëndoshë. Pastaj, u parashtrua edhe kërkesa e cila do të na lejonte të organizojmë një termin futbolli në sallën “1 tetori”.

Të gjitha këto u dorëzuan në formë të shkruar dhe të nënshkruar nga vet kryetari i organizatës “Paqja Studentore”, për të cilat drejtori premtoi se do të shqyrtohen seriozisht dhe do të punohet në implementimin e tyre.

Falenderojmë z. Fatmir Sfishta për mikëpritjen, transparencën dhe bashkëpunimin e cila do t’i sjellë vetëm dobi dhe argëtim studentëve tanë.

“Paqja Studentore” vazhdon të ngrisë zërin për dëshirat dhe kërkesat e studentëve!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.