Hyseni: Studentët ndihen të rrezikuar në Kampusin Universitar, kërkojnë rrethimin e saj

Pas reagimit të organizatës tonë në lidhje me qentë në Kampusin Universitar dhe rrethimin e saj, kryetari i Paqes, Erzen Hyseni dhe nënkryetari i parë, Fatlind Azizi ishin dje në Radio Televizionin e Kosovës për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Gjatë kësaj interviste u diskutuan më detajisht reagimet e organizatës tonë, ndër to, kryetari Hyseni theksoi që me rrethimin e Kampusit Universitar do të ndalen shumë rreziqe që po i kanosin studentët tanë.

Me kërkesën e cila do i dërgohet Komunës së Prishtinës, do e mundësonte kështu një siguri tek studentët me largimin e qenëve endacakë por edhe qenëve të cilët janë me pronarët e tyre.

E këtë rrethim të kampusit nënkryeatri Fatlind Azizi, propozoi që ta bënin studentët e Fakultetit të  Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Ndër tërë të tjera u përmendën edhe problemet si, mungesa e ndriçimit në Kampus, persona të cilët janë të alkoolizuar dhe që të njëjtin vend e shfrytzojnë për të shpërndarë substanca narkotike etj.

Për më shumë shikoni videon:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.