Me protestë, studentët kërkojnë depolitizimin e Këshillit Drejtues të UP-së

Sekretari organizativ i Paqes Studentore, Advan Syla,  ishte sot mysafir në Radio Televizionin e Kosovës, me ç’rast diskutoi në lidhje me protestën e nesërme kundër ndërhyrjes së partive politike në Universitetin e Prishtinës. 

Syla, tha se kjo protestë është pasojë e ndërhyrjes së vazhdueshme që partitë politike po i bëjnë Këshillit Drejtues dhe Parlamentit Studentor.

“Para rektoratit u paraqitëm sot me 5 pika kryesore: Bordi i Këshillit Drejtues i politizuar, mungesa e literaturës, infrastruktura në fakultete, mosakreditimi i programeve dhe pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja për studimet master dhe doktoraturë”, ka thënë sekretari organizativ.

Në këtë emision u trajtuan edhe problemet e tjera të studentëve, të cilat PS-UP synon që t’i ngris ato dhe të gjej zgjidhjen e tyre.

Protesta e nesërme për të parandaluar ndikimin e partive politike brenda institucionit më të lartë arsimor në vend, do të mbahet para Rektoratit të UP-së, me fillim nga ora 08:00.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.