Për Ditën e Librit, PS-UP dhuron libra

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës u dhuron libra dashamirëve të leximit. “Gjuetari i balonave”, “Jeta e Re” dhe “Tre shokë”, do të jenë në duart e tre fituesëve: Fitore Bekteshi, Rina Rafuna dhe Genta Berisha

Lexim të këndshëm fitueseve dhe faleminderit të gjithëve që jeni bëre pjesë e kësaj loje fantastike! “Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: Kjo është jeta ideale”, ka thënë Mark Twain.

Andaj PS-UP ka knaqësinë që tre lexuesëve të ju dhuroj mikun më të mirë, librin. PS-UP, falënderon dhuruesin e këtyre librave, i cili ka dashur të mbes anonim. Më poshtë mund të shikoni videon se si u përzgjodhën fituesit:

Të përzgjedhurat, librat mund t’i marrin në zyren e organizatës, e cila ndodhet në katin përdhesë në Fakultetin e Arteve.