Studentët bllokojnë Rektoratin e UP-së, kërkojnë depolitizimin e Këshillit Drejtues

Nën motot “Duart e politikës larg UP-së”, “Duam ngritjen e programeve, jo mbylljen e tyre”, “Tak paret, tak certifikata”, “një objekt ku studiojmë , jo ku sëmuremi”, studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestuan sot para Rektoratit duke bllokuar atë.

Për dy orë sa edhe zgjati protesta, studentët kërkuan që të largohet ndikimi partiak nga Këshilli Drejtues i UP-së; të përmirësohet gjendja e objekteve të fakulteteve; të shfuqizohet vendimi për përfundimin e kurseve në gjuhët e hauaj për nivelin master; botimin e librave etj.

Kryetari i organizatës studentore Paqja Studentore, Erzen Hyseni, tha se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të krijohen kushtet për studim në UP.

“Këto kërkesa nuk janë luks, por janë jetike për të vijuar studimet. Ne duam një universitet që na motivon të studiojmë,  e jo një universitet që shuan shpresat”, ka thënë Hyseni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.