Anëtarja e PS-UP, bashkëideatore e projektit “Puna po t’lyp ty”

Anëtarja e organizatës studentore “Paqja Studentore”, Donjeta Murselaj, është bashkëideatore e projektit “Puna po t’lyp ty”, i cili ka për qëllim informimin e qytetarëve për të dhënat e tregut të punës në Kosovë.

Ajo thotë se është e lumtur që është pjesë e këtij projekti kaq të nevojshëm.

“Ka qenë e nevojshme një platformë e kompletuar për të dhënat e tregut të punës, një platformë në të cilën shumë lehtë mund të kenë qasje të gjitha moshat. Më vjen mirë që kemi arritë të krijojmë një të tillë, e sidomos që kjo është bërë nga një grup studentësh”, tha Donjeta.

Në këtë projekt, të interesuarit do të mund të gjejnë të dhëna për tregun e punës, shpalljet e punës, këshilla dhe çdo gjë tjetër rreth këtij tregu në Kosovë.

“Puna po t’lyp ty” është zgjedhur projekti fitues në Bootcamp-in “Step it UP”, i cili është organizuar nga Venture UP dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe EYE.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.