Studentët mirëpresin Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”

Anëtarët e organizatës “Paqja Studentore” ishin të ftuar në takimin e ditës së premte në bashkëbisedim nga Akademia Profesionale “Infinit” dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” nga Shqipëria.

Drejtuesit e këtij Fondacioni, treguan planet që parashohin për vitet e ardhshme duke theksuar që do të mirëprisnin bashkëpunimin me fondacione të tjera të ngjajshme nga Kosova.

Ata u shprehën të lumtur me pjesëmarrjen e studentëve në këtë takim dhe shprehën gatishmëri për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre. Ata shtuan se mirëpresin çdo vullnetar që ka dëshirë të kontribuoj në përmirësimin e gjendjeve të familjeve shqiptare.

I pranishëm ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, ku iu është bashkangjitur Arbërit dhe Eminas në këto projekte të mëdha, me qëllim të përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike të shqiptarëve.

Paqja Studentore u shpreh e gatshme për të ndihmuar kauzën e këtij fondacioni, duke ofruar mbështetje vullnetare nga anëtarët e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.