Zyrtarja e Komunës së Prishtinës kujton kohën kur ishte anëtare e PS-së

Mevlude Zenjullahu tek sa kujton kohën kur ishte pjesë e organizatës Paqja Studentore, thotë se përvoja në organizatë i ka ndihmuar në punën e saj si zyrtare për rini në Komunën e Prishtinës.

“Përvoja e punës me grupe të studentëve, nevojat e tyre, planet, dëshira për përfshirje në aktivitete të ndryshme që e kam fituar gjatë angazhimit tim në PS-UP,  ka qenë ajo se çfarë kam pasur parasysh  kur kam punuar në ndonjë dokument, plan të veprimit për rini, apo në çfarëdo projekti tjetër”, thotëZenjullahu.

Ajo ishte bërë pjesë e organizatës në vitin 2009 dhe për dy vite sa edhe ishte pjesë e saj mbajti pozitën e Nënkryetares për Çështje të Jashtme.

“Jam anëtarësuar në maj të vitit 2009, përmes disa miqve të mi të cilët vetëm se kanë qenë pjesë e saj.  Ata gjithmonë i kam parë të angazhuar dhe aktiv, kanë qenë ekip serioz edhe kjo ka qenë arsyeja që e kom pranua ftesën”, tregon ajo.

Me miqt e saj dhe shumë anëtarë të tjerë, ajo thotë se përjetoi momentet më të mira studentore, veçanërisht në kohën e zgjedhjeve studentore.

Zenjullahu fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë e Paqes Studentore për shkak se

“Studentët e angazhuar në këtë organizatë arrijnë t`a ruajnë identitetin e vet,  gëzojnë respekt  dhe kanë  bashkëpunim cilësor me koleget e tyre studentë,  profesor, OJQ, institucione, etj.  E them me bindej se kontaktet të cilat krijohen gjatë aktiviteteve në këtë organizatë, janë shumë të dobishme në të ardhmen”, thekson Zenjullahu.

Aktualisht Mevlude Zenjullahu është udhëheqëses për zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.