Dikur anëtar i PSUP-së, tani zyrtar në Ministrinë e Kulturës, Gashi rrëfen përvojën e tij

Gjersa kujton kohën kur ishte pjesë e organizatës Paqja Studentore, Osman Gashi kujton njërin ndër sukseset më të mëdha që kjo organizatë arriti në kohën e tij. Sipas tij, PSUP u mundësoi mbi 800 studentëve të marrin bursë universitare.

“Në kohën kur kryetar i Parlamentit të Studentëve ka qenë anëtari i PSUP-së, kemi reaguar për vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për të reduktuar numrin e studentëve që përfitojnë nga bursat universitare. Si pasojë e reagimit tonë, KD i UP-së u pat zbrapsur dhe më shumë se 800 studentë kanë marrë bursa me meritë”, kujton ai.

Ai thotë se kjo organizatë që nga fillimi i saj ka vënë interesin e studentëve para interesit personal, gjë e cila, sipas tij, e dallon nga organizatat tjera.

Pjesë e PSUP-së ishte që nga themelimi i saj dhe kontributin e tij e dha deri në vitin 2012, duke kryer kështu shumë funksione e gjithmonë duke u foksuar në fushën e Marrëdhënieve me Publikun.

Përvoja që e mori gjatë kësaj kohe, Gashi tha se i ka ndihmuar që të kryej punën që e bënë tani, punën e zëdhënësit për informim dhe komunikim me publikun në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me formim akademik në fushën e komunikimit dhe pasjen në përgjegjësi në oranizatë sferën e botimit, publikimit e komunikimit, përvoja nëpër të cilën kam kaluar gjatë kohës sa kam qenë në organizatë, më ka shërbyer që të kombinoj aspektin teorik me atë praktik”, tha Gashi.

Ndër të tjera, ai kujton kohën kur për nder të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës anëtarët tanë patën krijuar edicionin special të revistës “Bota e Re”, ku patën shpërndarë mbi 50 mijë kopje tirazh.

Duke thënë se asnjëherë nuk është pishman që ka qenë pjesë e saj, ai fton studentët që t’i bashkohen Paqes Studentore.

“Përmes organizimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të organizatës, studentët arrijnë të fitojnë njohuri e dituri të cilat nuk mund t’i marrin nëpër bankat dhe dhomat e fakulteteve”, porositi Gashi.

Gashi ishte anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Kryetar i Komisionit për Botime dhe Publikime.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.