Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën Studentore

Paqja Studentore njofton të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që Qendra Studentore ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2019/2020.

Këtë vit, në këtë qendër do të pranohen rreth 4000 studentë, për të cilët ofrohet strehim, ushqim si dhe hapësirë për lexim, studim, sport dhe aktivitete të tjera, me vetëm 35 € për muaj, 20 € banimi, 15 € ushqimi.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2019 deri më datën 13.09.2019 dhe studentët e interesuar duhet të aplikojnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të Qendrës Studentore si në likun në vijim: https://www.facebook.com/786000718092298/posts/3504589356233407?sfns=mo

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.