Studentët e Shkencave Politike vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Falë iniciativës së organizatës studentore “Paqja Studentore”, studentët e Departamentit të Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik sot vizituan Kuvendin e Kosovës.

Përmes kësaj vizite ata patën rastin që nga afër të kuptojnë më shumë rreth mënyrës se si funksionin ky institucion.

Punëtorët administrativ që mirëpritën studentët thanë se këto vizita iu mundësojnë atyre që të mësojnë më shumë rreth funksionimit të këtij institucioni dhe punën e deputetit të Kosovës.

Ndërsa, gjatë bisedave me studentët, PSUP i këshilloi që të jenë dinjitoz dhe t’i përkushtohen vetëm studimeve dhe drejtësisë

Kujtojmë se organizata jonë tash e disa herë organizon vizita të tilla në institucione tona, nga të cilat gjithmonë përfitojnë studentët e Universitetit të Prishtinës.

PSUP

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.