Vazhdojnë vizitat në Kuvendin e Kosovës, studentët e Departamentit të Gazetarisë e vizituan atë

Në vazhdën e vizitave në Kuvendin e Kosovës të organizuara nga Paqja Studentore, kësaj radhe studentët e Departamentin të Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë patën rastin që nga afër të njohin punën që bëhet në këtë institucion legjislativ.

Punëtorët administrativ që mirëpritën mbi 100 studentët thanë se këto vizita iu mundësojnë atyre që të mësojnë më shumë rreth shtëpisë së legjislacionit.

Gazetarët e ardhshëm u ndan të kënaqur nga kjo vizitë, sepse sipas tyre, Paqja Studentore iu mundësoi të kuptojnë më shumë rreth funksionimit të këtij institucioni, nga i cili do të raportojnë në të ardhmen.

PSUP tash e disa herë organizon vizita të tilla në institucione tona, nga të cilat gjithmonë përfitojnë studentët e Universitetit të Prishtinës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.