PSUP sjellë filmin “The Social Network” në Qendrën e Studentëve

Me pije e ushqim në dorë e të ulur në kokërrshilte, studentët e Universitetit të Prishtinës shijuan filmin “The Social Network”, të transmetuar nga Paqja Studentore.

Ky film i shfaqur në sallën e Konviktit VII në Qendrën e Studentëve, bëri që kjo sallë për rreth dy orë, sa zgjati edhe filmi, të shndërrohej në një kinema studentore.

Filmi ndër të tjera paraqiti storien e suksesit të krijimit të rrjetit social Facebook, rrëfim i cili inspiroi studentët e pranishëm.

Projekti “Java Studentore e Filmit” i PSUP-së, javëve në vijim do të vazhdojë të sjellë filma të tjerë në hapësirat e ambientit të studentëve, kështu duke ringjallur jetën studentore në Kampusin e UP-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.