PSUP u mundëson 12 studentëve të trajnohen falas për turizëm

12 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u trajnuan për turizmin shqiptar, falë mundësisë që ia dhuroi Paqja Studentore që të ndjekin falas këtë trajnim.

Pjesa e parë e trajnimit “Guida Turistike, Kosovë – Shqipëri”, e organizuar nga Akademia Profesionale Infinit u mbajt ditën e sotme me ç’rast të pranishmit, ndër të tjera, diskutuan për elementet, llojet dhe rëndësinë e turizmit.

Studentët i trajnoi profesoresha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Alberta Tahiri, duke diskutuar çështjet që lidhen me turizmin e sidomos për guidat dhe vendet turistike të Kosovës.

E ky trajnim bëri që studentja Aulona Zogaj të mësojë më shumë rreth turizmin.

“Të ndjekësh trajnime natyrisht që është në interesimin tim dhe mundësija që më ka dhuruar organizata Paqja Studentore që unë të ndjek këtë trajnim pa pagesë ishte një ndihmes mjaft e madhe për mua”, tha ajo.

Studenti tjetër, Bajram Rama  falënderoi PSUP-në që i mundësoi ta ndjek  këtë trajnim.

 “Trajnimet janë gjithmonë profitabile për të gjithë ne e sidomos për studentët, të cilët kanë mundësi të marrin informata të ndryshme nga ato që i marrin nga fakulteti në të cilin studiojnë”, tha ai.

Ky trajnim do të vazhdojë edhe me pjesën praktike të tij ditëve në vijim, përmes së cilit studentët do të krijojnë ndërmarrje turistike dhe itinerare turistike për një destinacion të caktuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.