“The pursuit of happyness” mbledhë mbi 200 studentë

“The pursuit of happyness” është filmi i transmetuar nga Paqja Studentore, i cili mblodhi mbi 200 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Historia e një babai që nuk dorëzohej përballë sfidave që i sillte jeta, ishte ngjarja kryesore e filmit, mesazhi i të cilit motivoi studentët e pranishëm. Ky ishte filmi i tretë i shfaqur në kuadër të projektit “Java e Filmit Studentor”, i organizuar nga PSUP. Këtë iniciativë e përshëndeti edhe rektori i UP-së prof. dr. Marjan Dema, i cili tha se aktivitete të tilla duhet të organizohen më shpesh. Projekti i cili po e sjellë kinemanë lëvizëse në Kampusin e UP-së, do të vazhdojë edhe në javët në vijim.

Këtë grant e ka mundësuar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në kuadër të projektit QAINT, të financuar nga Agjencia Zhvillimore Austriake (ADA) dhe mbështetur nga MASHT.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.