UP hap thirrjen për lirimin nga pagesa e semestrave të studentëve të UP-së

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur njoftimin për lirimin nga pagesa e semestrave të studentëve të këtij universiteti, të cilët vijnë nga familjet që kanë më shumë se një fëmijë student në UP.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë: certifikata e lindjes për secilin student të familjes së ngushtë; certifikata e bashkësisë familjare; kopja e letërnjoftimit të studentit/es dhe vërtetimi për statusin dhe dëshminë për regjistrim të vitit akademik aktual (secili student veç e veç).

Afati i paraqitjes së dokumenteve është i hapur deri më datë 10/12/2019 në ora 15:00.

Detajet tjera për mundësitë e lirimit nga pagesa i gjeni në linkun: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/EFE3BFC6-4B67-4AA1-BCDF-0F97603FB307.pdf

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.