Përfundoi projekti “Java e Filmit Studentor”, mori titullin projekti më i mirë

Projekti “Java e Filmit Studentor” që për gjashtë javë solli kinemanë lëvizëse në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është përzgjedhur projekti më i mirë nga grantdhënësit ADA, QAINT dhe ORCA.

E për këtë kryetari i organizatës, Erzen Hyseni, tha se ndihet i lumtur, sepse sipas tij, u vlerësua puna e studentëve tanë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij projekti e veçanërisht studentët, pa të cilët as edhe PS-UP nuk do të funksiononte,” – tha kryetari.

Sofie Avdyli, studentja që pothuajse ndoqi secilin film të këtij projekti, e falënderoi organizatën PS-UP për mundësinë e dhënë.

“Ky projekt përpos që na ka ndihmuar në krijimin e një ambienti të këndshëm me studentë të drejtimeve të ndryshme, temat e filmave kanë qenë mjaft frytëdhënëse. Mund të them se jam ndier e relaksuar nga rutina e mësimeve semestrale dhe, sipas meje, projekte te të tilla duhet të bëhen më shpesh,” – tha ajo.

“The shawshank Redemption” i shfaqur në Fakultetin e Filologjisë, ishte filmi që shënoi përfundimin e këtij projekti, i cili arriti ta ringjallte jetën studentore në hapësirat e UP-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.