Hapet SEMS-i për regjistrimin e semestrit veror

Paqja Studentore ju njofton se nga data 30/1/2020 deri më datë 20/2/2020 SEMS-i do të jetë i hapur për regjistrim të semestrit veror. Të drejtë regjistrimi të semestrit veror 2019/20 kanë vetëm studentët të cilët e kanë të regjistruar semestrin dimëror 2019/20.

Zyrtarët përkatës të shërbimit të studentëve do të mbajnë përgjegjësi nëse ua mundësojnë ndonjë studenti regjistrimin e semestrit veror pa e pasur të regjistruar në afatet paraprake semestrin dimëror 2019/20.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.