PS-UP-ja organizon punëtori për marrëdhënie me publikun dhe menaxhimin e rrjeteve sociale

32 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë trajnuar sot për Marrëdhënie me Publikun dhe menaxhimin e rrjeteve sociale, falë punëtorisë së mbajtur nga organizata studentore Paqja Studentore.

Pjesëmarrësit patën rastin që të mësojnë praktikisht se si menaxhohet puna me publikun në institucione, organizata apo në kompani të ndryshme.

Studentët thanë se kjo punëtori iu mundësoi të kuptojnë më shumë se si të organizohen aktivitetet, të krijohen kontaktet me mediet, si bëhet marketingu digjital e çështje të tjera të menaxhimit të rrjeteve sociale.

“Trajnimi për marrëdhënie me publikun dhe po ashtu mënyra se si duhet t’i menaxhojmë rrjetet sociale ishte shumë frytdhënëse sepse gjithsecili jemi të kyçur në një rrjet social edhe mënyra se si dëshirojmë ta zhvillojmë karrierën është shumë me rëndësi të dimë për mënyrën e komunikimit”, tha Albijona Hoxhaj, njëra ndër pjesëmarrëset.

Kjo punëtori u mbajt nga Kaltrina Bejiqi dhe Kaltrina Jashari, të cilat për dy vite u kujdesen për Marrëdhëniet me Publikun të Paqes Studentore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.