Njoftim: Sesioni informues për projektin “Mentorimi për të rinj”

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në sesionin informues se si të bëheni mentor në kuadër të projektit “Mentorimi për të rinj”, sesion i cili do të mbahet më 9 mars 2020, me fillim në ora 11:00, në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në UP.

Të gjithë studentët apo të diplomuarit që janë mbi 24 vjeç, dhe janë në kërkim të aktiviteteve të lira dhe beneficiale për juve dhe shoqërinë, atëherë kanë mundësinë të aplikojnë në platformën “Mentorimi për të Rinj”, kështu duke asistuar një ose plot të rinj në rrugëtimin e tyre profesional!

Të interesuarit mund të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi, duke aplikuar përmes linkut: https://mentorship4youth.net/

Ky projekt i implementuar nga Rrjeti CSR Kosova dhe i përkrahur nga Programi i UNICEF-it në Kosovë, ka për qëllim të bëjë lidhjen ndërmjet adoleshentëve që marrin pjesë në programet zhvillimore të UNICEF-it në Kosovë, dhe mentorëve vullnetarë nga sektori privat, si një sektor katalizator për ndryshime pozitive në shoqëri – dhe mentorëve të tjerë profesional. Përmes ekspertizës së mentorëve tanë profesional, këta të rinj rrisin kapacitetin dhe mundësinë e tyre pjesëmarrëse në tregun e punës, si dhe formimin adekuat të politikave dhe proceseve vendim-marrëse.



Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.