Anëtari i PS-UP-së, kryetar i Fakultetit të Mjekësisë që mbron të drejtat e studentëve

Ardit Bilalli, njëherit anëtar i organizatës studentore “Paqja Studentore”, drejton timonin e këshillit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga gushti i vitit të kaluar.

Pjesë e strukturave udhëheqëse të këtij fakulteti, Arditi është që nga tetori i vitit 2018, kur u bë anëtar i komisionit të studimeve.

“Jemi angazhuar mjaft në ngritjen e aktivizmit studentor, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të studentëve, gjë të cilën e kemi vërtetuar me reagimin tonë ndaj cënimit të të drejtave të studentëve për të regjistruar vitin akademik”, rrëfeu Arditi.

Ndërkaq, pjesë e Paqes Studentore Arditi është tash e dy vite, organizatë të cilën thotë se e ka zgjedhur për shkak se atë e përbëjnë studentët më të mirë.

“E kam zgjedhur Paqen Studentore, sepse një organizatë e përbëjnë studentët e mirë dhe të drejtë, dhe pikërisht këta studentë i kam gjetur në Paqen Studentore”, tha Arditi.

Ndonëse mandatin e përfundon këtë vit, Arditi thotë se aktivizimin studentor në të mirë të UP-së do ta vazhdojë deri në përfundim të studimeve të tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.