Kryesia e PS-UP-së takohet me zv. Ministrin e Arsimit, diskutojnë për kushtin e nivelit A2 të gjuhëve të huaja

Gjatë ditës së sotme, organizata Paqja Studentore u takua me zv. minsitrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Xhavit Rexhaj, me të cilin diskutuan rreth problemeve të studentëve të UP-së.

Përfaqësuesit e organizatës thanë se kushtëzimi i studimeve master me kriterin e gjuhëve të huaja, nëse bëhet në një formë të tillë, është i paligjshëm.

Kryetari i organizatës Erzen Hyseni, theksoi diskriminimin që po përballen studentët nga Lugina e Preshevës, të cilët nuk po trajtohen të barabartë me studentët e tjerë të UP-së.

“Studentët nga lugina e Preshevës, ndryshe nga studentët e tjerë që vitin e parë e kanë pa pagesë, ata janë të detyruar të bëjnë pagesë semestrale, kështu duke u diskriminuar”, tha kryetari i organizatës.

Po ashtu, u diskutua edhe problemi në lidhje me largimin e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Arteve dhe atij të Mjekësisë nga përfitimi i bursës së ministrisë së Arsimit.

Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, Ardit Bilalli, kërkoi që për këtë pjesë të ketë bashkëpunim ndërmjet studentëve dhe Ministrisë që kriteret të përcaktohen bashkarisht dhe të mos përjashtohet asnjë njësi, me ç’rast u propozua që bursa e Ministrisë dhe e UP-së të bashkohen në një, në mënyrë që çdo departament të përfitoj. 

Përfaqësuesit e kësaj organizate, Erzen Hyseni, Fatlind Azizi, Ardit Bilalli dhe Kaltrina Bejiqi shpalosën me rradhë disa nga problemet dhe padrejtësitë që studentët tanë po ballafaqohen si shkak i vendimeve jo të duhura nga ministritë e kaluara.

Për kërkesat e paraqitura, zëvendës ministri premtoi që ministria do i merr parasysh dhe do të punojnë në realizimin e tyre, gjë për të cilën organizata i është falënderues.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.