PS-UP-ja kërkon nga QS-ja që të marrë përgjegjësi në rast të humbjes së gjësendëve të studentëve

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një kërkese të dërguar Qendrës së Studentëve, ka kërkuar nga kjo qendër që të marrin përgjegjësi në rast të ngatërrimit apo të humbjes së gjësendeve të studentëve, me rastin e dezinfektimit të këtyre hapësirave.

Gjithashtu, PS-UP-ja kërkoi që të dezinfektohen edhe një herë dhomat pas kthimit në karantin dhe hapësirat tjera të Qendrës, para se të kthehen studentët për të banuar.

Si rrjedhojë e kësaj, PS-UP-ja kërkon nga studentët që të kontaktojnë organizatën në rast të humbjes së ndonjë gjësendi.

Për të parë kërkesën e dërguar e gjeni të bashkangjitur:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.