PS-UP-ja formon klubin virtual të leximit “RriNshpi e lexo”

Nën moton “rriNshpi e lexo”, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës ka nisur klubin e leximit, i cili po mbahet përmes platformave online për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID – 19.

Takimi i parë i këtij grupi ishtë mbrëmë, me ç’rast studentët nga të gjitha drejtimet, por edhe nga Maqedonia dhe nxënësit e shkollave të mesme u bënë bashkë dhe diskutuan rreth librit “1984” të autorit George Orwell.

Njëra ndër organizatoret, Medina Pasoma, thotë se themelimi i këtij klubi është inciativë e mirë në këtë kohë të izolimit.

“Mendoj që iniciativa e Klubit të Leximit në këtë kohë është tejet e duhur, duke marrë parasysh gjendjen në izolim. Është koha më e mirë për t’ju kthyer librit tani, për të vazhduar me diskutime virtuale, të cilat si të kalojë gjendja e pandemisë do të zhvillohen edhe si diskutime fizike”, theksoi Medina.

Ndërsa, të gjithë dashamirët e librit që duan të bëhen pjesë e këtij klubi mjafton që të kontaktojnë organizatën në rrjetet sociale dhe aktivistët do të kujdesen që të gjithë të interesuarit të anëtarësohen në këtë klub.

Ky klub u themelua për të iu ndihmuar studentëve që të kalojnë më lehtë këtë kohë pandemie dhe pas mbarimit të saj klubi do të zhvillojë aktivitetet në mënyrë fizike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.