Ftesë për pjesëmarrjen në ligjëratën virtuale “Higjiena mentale në kohë pandemie”

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në ligjëratën virtuale “Higjiena mentale në kohë pandemie”, e organizuar për hir të vetëdijësimit të studentëve për shëndetin mental.

Ligjërues do të jetë psikologu Fitim Uka, me të cilin do të keni mundësi të bisedoni e të pyesni çdo gjë rreth shëndetit mental.

Ligjërata do të mbahet më 13 prill me fillim nga ora 16:00 dhe do të realizohet përmes platformës online “Hangouts meet”

VËREJTJE: Për të qenë pjesë e takimit ju duhet që të dërgoni emailin tuaj në rrjetet sociale të organizatës, në mënyrë qe ne të kemi mundësi të ua dërgojmë linkun e takimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.