Mbahet ligjërata virtuale “Higjiena mentale në kohë pandemie”

Rreth 100 studentë patën rastin që të përfitojnë këshilla se si ta ruajnë shëndetin mental, falë ligjëratës virtuale të organizuar nga Paqja Studentore.
Psikologu Fitim Uka, diskutoi me studentët për mënyrat e menaxhimit të strestit, frikës dhe panikut në kohë të pandemisë.
Për këtë aktivitet profesori falënderoi PS-UP-në për organizimin dhe tha se organizatat tjera duhet ta marrin shembull Paqen Studentore.
Për gati dy orë, studentët patën mundësi të ndjekin ligjeratën online të profesorit Uka dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me temën e diskutimit, duke e bërë atraktive këtë ligjeratë dhe njëherit besojmë mjaft të dobishme për ta dhe rrethin e tyre.
Me qëllim të përfitimit në këtë kohë pandemie, PS-UP-ja do të vazhdojë me ligjërata të fushave të ndryshme, sepse informimi në këtë kohë është jetik.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.