Përveç klubit të leximit, Paqja Studentore formon edhe klubin virtual të filmit

Nën moton “rriNshpi e shiko filma”, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës ka formuar klubin virtual të filmit, me ç’rast studentët do të kenë mundësi që të debatojnë rreth filmit të përzgjedhur.

Ky klub, krahas atij të leximit, vjen në formën elektronike për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Qëllimi i grupit është që studentët të mblidhen virtualisht dhe të japin përshtypjet e tyre në lidhje me filmat sensibilisues si dhe të argëtohen në këtë kohë të vetizolimit.

Koordinatorja e këtij grupi, Hëna Rexhaj, tha se fillimisht do të propozohen filmat, pastaj do të votohen nga anëtarët dhe do të caktohet një datë për diskutim rreth tij.
“Ideja për formimin e një klubi virtual të filmit natyrisht që s’ka lindur spontanisht duke pasur paraqysh qe ne si organizatë kemi shfaqur filma për studentë në kuadër të projektit “Java e filmit studentor”, mirëpo veçantia e këtij aktiviteti virtual qëndron tek produktiviteti që arrihet gjatë diskutimit të secilit film”, tha Hëna.

Të gjithë filmdashësit që duan të bëhen pjesë e këtij klubi duhet ta kontaktojnë organizatën dhe kështu ata do të bëhen pjesë e këtij grupi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.