Reagim ndaj gjësendeve të humbura të studentëve banues në Qendrën e Studentëve

Paqja Studentore po i përcjell me shqetësim keqpërdorimet e bëra brenda konvikteve të Qendrës së Studentëve.

Me vendimin zyrtar të Qendrës të Studentëve më 15.5.2020, studentëve iu mundësua që t’i tërheqin nga dhomat e tyre të gjitha gjësendet që i kishin lënë prej dy muajsh. Sot, më datë 18.5.2020, ditë e hënë, sipas orarit zyrtar të paraqitur nga QS-ja, tërheqja e gjësendeve do të bëhej për studentët banues të Konvikteve III dhe VIII.

Pas tërheqjes së gjesendeve të tyre, dhjetëra studentë kanë paraqitur ankesat e tyre që gjësendet e tyre personale, si: veshjembathje, kursime të parave etj, janë duke munguar ose janë dëmtuar plotësisht.

Paqja Studentore u bën thirrje Qendrës së Studentëve dhe Policisë së Kosovës që të kontaktojnë me të gjithë studentët që janë dëmtuar dhe së bashku me ta t’i identifikojë dëmtuesit/vjedhësit eventualë të gjësendeve të tyre.

Paqja Studentore i konsideron këto veprime vulgare si dhe të papranueshme që u janë bërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, që banojnë në Qendrën e Studentëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.