NUMRI 12, PËR NDRYSHIMIN HISTORIK

Të dashur studentë, tanimë janë zyrtarizuar edhe numrat për secilën organizatë studentore që do të marrë pjesë në Zgjedhjet Studentore 2020, në Universitetin e Prishtinës.

Këto zgjedhje janë të veçanta, si për nga mënyra e organizimit, ashtu edhe për nga rezultatet përfundimtare.
12 vjet më parë në universitetin tonë, studentët shijonin sukseset e njëpasnjëshme të qeverisjes së Paqes Studentore, ku atë kohë bursat u ngritën në shifrën e 900 eurove, e pagesat për çdo provim në nivelin bachelor u larguan.

Qeverisja e dinjitetshme dhe e ndershme e Paqes Studentore bënte që studentët dhe universiteti të ndiheshin krenarë me virtytet e përfaqësuesve të tyre.

Numri 12, në sistemin gregorian, njihet si muaji i fundit i vitit, por, me rrumbullakësimin e këtij numri më 21 qershor, ky numër do të paraqesë ndryshimin historik dhe fundin e qeverisjeve të dobëta studentore.

Më 21 qershor, ndryshimin historik do ta bësh TI!

#NdryshimiJeTi#paqja12💙

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.