PLATFORMA QENDRORE PËR NDRYSHIMIN HISTORIK TË VITIT 2020 (VIDEO)

Me këtë platformë të shpalosur në video, Paqja do e bëjë ndryshimin historik në Universitetin e Prishtinës, sepse studentët meritojnë më shumë dhe ata do të jenë ndryshimi me 21 qershor 2020.

PLATFORMA QENDRORE PËR NDRYSHIMIN HISTORIK TË VITIT 2020

Asnjë ndryshim i madh nuk ka ndodhur prej vitesh, institucionet e tilla si Parlamenti Studentor, figurojnë vetëm në letër, sepse asnjëherë nuk është parë aktivizmi i tyre studentor. Si organi më i lartë i studentëve në Universitetin e Prishtinës, të vie keq që të shohësh një mospërfaqësim dinjitoz e joserioz.

Prandaj Paqja Studentore, për të bërë ndryshimin historik të zgjedhjeve të vitit 2020, si gjithmonë kemi menduar dhe i kemi bërë risitë më të duhura për studentët. Platforma jonë qendrore, mbulon gati të gjithë kategoritë e ndryshme të studentëve, duke i konsideruar ata si të njejtë dhe jo të ndryshëm.

Gjithmonë atë që e kemi premtuar edhe e kemi realizuar, sepse punojmë me nder, përkushtim dhe me seriozitetin më të madh të mundur.

  1. Studentët e shkëlqyer meritojnë bursa dinjitoze! Universiteti i Prishtinës ndan 2.5 milionë euro në vit honorare shtesë për profesorët, atëherë pa asnjë dyshim do të ketë mundësi të ndajë 1000 euro bursë për çdo student. Studentët qëndrojnë në kryeqytet diku 10 muaj, andaj një shumë 100 euro për çdo muaj do t’ju shërbente atyre për ushqim dhe banim modest.
  2. Insistimi në “Vettingun e stafit akademik dhe Administrativ” . Paqja Studentore për sa kohë ka qenë në opozitë, e ka përcjellur me vëmendje denigrimin akademik që i ka ndodhur universitetit tonë, kështu që ne do të insistojmë në organizimin e një procesi filtrues të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, ku punëtorët jomeritorë, plagjiatë, të emëruar politik dhe që nuk mund t’i justifkojnë titujtë akademik, do të largoheshin nga puna.
  3. Rregullimi i përhershëm i afateve të prillit dhe të nëntorit. Ky rregullim do të bëhej nëpërmjet një rregulloreje që do t’i saktësonte përgjithmonë këto afate të parregullta, sepse çdo cit bëhet një rrëmujë e madhe dhe studentëvei shkaktohet stres e presion psiqik.
  4. Themelimi i Qendrës Studentore për Hulumtim, ku studentët hulumtues do të kishin mbështetje akademike dhe financiare. Hulumtimi është shpirti i një universiteti, sepse në bazë të hulumtimeve vlerësohet edhe vet universiteti.
  5. TEDxTALKS – Ne do të mundohemi që këtë risi ta sjellim në universitetin tonë, duke i dhënë edhe më shumë motivim dhe vullnet studentëve, nëpërmjet konferencave të llojit TEDxTALKS.
  6. FUNZONE – Hapësira të veçanta dhe të rregulluara për studentët e të gjithë fakulteteve, me një ambient të bukur e motivues për ta, ku do të shfrytëzohej për relaksimin e tyre.
  7. Avancimi i të drejtave të studentëve që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës- Paqja Studentore i ka parasysh të gjitha problemet më të cilën përballen studentët që vijnë nga jashtë Kosovës (Luginë e Presheves, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, etj.), kështu që do të heqim pagesat semestrale për vitin e parë, do të rrisim kuotat e pranimit për këto treva si dhe do të angazhohemi maskimalisht që të gjithë këta studentë që kanë përfunduar më shumë se tri vjet të studimeve në Kosovë, të paisen me nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.
  8. Përkrahja dhe integrimi i Komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian – Fuqizimi i rolit të tyre nëpër organet udhëheqëse të studentëve si dhe motivimit i tyre për zhvillimin e arsimit të lartë në komunitet.
  9. Xhaketa universitare për çdo student/e – Paisja e çdo studenti me xhaketë universitare me logo të UP-së. Kjo do të ndodhte për herë të parë në historinë e universiteteve të rajonit, kjo sepse, studentët tanë mëritojnë të dallohen.
  10. Organizimi i ceremonive publike të diplomimit dhe largimi i absolventiadave – Diplomimet e studentëve duhet të jenë të veçanta dhe të njëjta sikur në universitetetet më prestigjoze të botës. Kështu që, ceremonitë e diplomimit duhet të jentë të një lloji akademik dhe të hapura për të gjithë familjarët dhe miqtë e studentëve. Absolventiadat organizohen prej vitesh nga studentët, duke pasur shumë keqpërdorime materiale nga studentët dhe palët tjera të përfshira.
  11. Mbështetja dhe avancimi i studentëve me nevoja të veçanta – Integrimi i studentëve me nëvoja të veçanta në organet përfaqësuese të studentëve si dhe plotësimi i kërkesave të tyre të domosdoshme, që askush nuk i pati parasysh. Një tjetër gjë, është rregullimi i infrastrukturës dhe rrugëve brenda fakultetit dhe kampusit universitar. Të gjithë studentët janë njëlloj dhe duhet të trajtohen si të tillë.
  12. Studentët meritojnë infrastrukturë të duhur, për këtë i nevojiten objekte të reja të fakulteteve, e sidomos atë të FSHMN-së, Filologjisë, Bujqësisë dhe Vetërinarisë, Arteve etj.. Si Paqe Studentore do të kujdesemi që në qoftë se këto kërkesa nuk realizohen, do të bllokohen të gjitha proceset mësimore në universitet.
  13. Themelimi i portalit/gazetës studentore, në mënyrë që studentët të shkruajnë mbi të arriturat e tyre me kreativitetin që asnjëherë nuk ju mungon.
  14. Puna praktike – Si e domosdoshme në ditët e sotit, Paqja Studentore do t’u bëjë të pamundur që studentëve t’u mundësohet kryerja e praktikës brenda Universitetit të Prishtinës, si dhe do të lidhim memorandume bashkëpunimi me institucione dhe kompani të ndryshme.
  15. Paisja me mjetet e reja teknologjike – Paisja me kompjuterë, printerë, dhe mjete të tjera teknologjike në të gjithë Universitetin e Prishtinës. Të domosdoshme për çdo student.
  16. Rëndësia e internetit – Siç e dijmë qasja në internet është njëra nga domosdoshmëritë e epokës moderne të teknologjisë. Atëherë universiteti duhet t’a mundësojë qasjen në internet me një performancë të shkëlqyer në të gjitha ambientët e kampusit dhe fakulteteve.
  17. Klubet e Parlamentit Studentore – Formimi i klubeve si klubi i leximit, i debatit, i sportit dhe i filmit, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve produktive, dhe të kalojnë kohë kualitative me studentët që kanë interesa të përbashkëta.
  18. Themelimi i maskotës universitare – Universiteti i Prishtinës gjatë garave sportive duhet të identifikohet me maskotën e saj. Ky simbol do të përfaqësonte shpirtin e UP–së.
  19. Me këtë platformë, Paqja do e bëjë ndryshimin historik në Universitetin e Prishtinës, sepse studentët meritojnë më shumë dhe ata do të jenë ndryshimi me 21 qershor 2020.

VOTO 12 në 21 qershor!
Ndryshimi je TI!

#paqja12
#NdryshimiJeTi12

Pamjet: Irfan Krasniqi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.