PUNA DYVJEÇARE E “PAQES STUDENTORE” (VIDEO)

Në vetëm këto dy vitet e fundit (2018-2020), “Paqja Studentore” bëri më shumë se 60 aktivitete, reagime dhe kërkesa, të cilat ishin të gjitha të suksesshme.

“Paqja” nuk është organizatë e cila bëhet aktive vetëm në muajin e fundit para zgjedhjeve, por, ajo dhe anëtarët e saj, në udhëheqje të organeve studentore apo jo, nuk rreshtën kurrë së punuari për ta bërë UP-në një universitet më të mirë.

Ai që mban lart dinjitetin dhe punën e kësaj organizateje, është ideali për drejtësi, barazi dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës.

PËRMBLEDHJE E AKTIVITETEVE 2018-20

Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, PS-UP-ja ka qenë dhe është organizata më aktive në Universitetin e Prishtinës, duke i dhënë shpirt dhe gjallëri kampusit tonë universitar.

Fatmirësisht, “Paqja Studentore” është organizatë e cila nuk ka ofruar kurrë ndere në këmbim të votave të studentëve, as ka ofruar kryerje të provimeve, as diplomime të parakohshme dhe nuk ka përdorur kurrë gjëra të pandershme për të përfituar mbështetje më të madhe nga studentët. Vlen te ceket se “Paqja” asnjëherë nuk i ka penguar kundërshtarët e saj në fushatat e tyre zgjedhore, perkundrazi ka bërë thirrje për korrektësi dhe respekt reciprok ndërmjet anëtarëve të organizatave studentore pjesëmarrëse në zgjedhje, si në të kaluarën, ashtu edhe tani. Por, duhet thënë po ashtu se këto thirrje shpesh kanë hasur në veshë të shurdhër.

Prandaj, më 21 qershor, kujtoni faktet e gjalla dhe të pastra se kush punoi në të mirën e studentëve e kush punoi për interesat e grupeve të interesit. Bëjeni këtë ndarje, e cila shihet prej vitesh, dhe bëjeni ndryshimin për universitetin tonë, sepse Universiteti i Prishtinës meriton më shumë.
Ndryshimin bëjeni me numrin 12, me “Paqen Studentore”.

#NdryshimiJeTI
#Paqja12

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.