Historiku i PS-UP

….

Organizata jonë është ndër organizatat e para të themeluara në Universitetin e Prishtinës, e cila është themeluar në vitin 2005 nga një grup studentësh. Si e tillë, organizata që nga fillimi i saj i ka rezistuar ndërhyrjeve politike, duke u bërë kështu organizata e vetme jopartiake në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimet e saj janë: ngritja, zhvillimi dhe emancipimi i studentëve tanë. Gjithashtu, organizata është e hapur për të gjithë studentët e UP-së pa dallim feje, gjinie apo ndonjë ndasi tjetër.

Ndonëse u nis nga një grup i vogël i studentëve, Paqja Studentore u bë katalizatore e ndryshimeve të mëdha duke udhëhequr që në zgjedhjet e para.

Në këtë mënyrë anëtarët e Paqes arritën anulimin e pagesës për paraqitjen e provimeve 2 euro, ulja e çmimit për vit akademik nga 130 në 100 euro, për studime master nga 600 euro në 400 euro, ngritja e bursës: PS-UP-ja bëri të mundur që më 2007 bursat të rriteshin në 700 euro për student, më 2008-ën në 800 euro dhe më 2009-të në 900 euro , ngritja e shumës për 100% për studentë të dalluar nga 100 euro shperblim në 200 euro dhe shtimin e numrit të bursave nga 300 në 1000 sosh. Vite më vonë, puna e madhe e ngriti PS-UP-në si organizata më e madhe në UP, dhe ne zgjedhjet e vitit 2010 ajo arrin rezultatin më të mirë të shënuar ndonjëherë duke lënë prapa me 100% vendin e dytë. Kjo vetëm sa e motivoi grupin më të madh të PS-UP duke organizuar mbi 70 aktivitete – aq sa nuk janë organizuar që mbi 4 vite kur kanë udhëhequr organizatat e tjera.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Paqja ende vazhdoi me projekte të tjera si: rregullimi administrativ në Këshillet Studentore dhe Parlament Studentor, mijëra e mijëra broshura që ndoshta kapin numrin prej milioni që Paqja Studentore shpërndan për studentët në lidhje me informacione mbi Universitetin e Prishtinës e promovim të së mirës së përgjithshme për liritë dhe të drejtat e studentëve, për lirime nga pagesat, për organizimin e Universitetit Veror, reformimin e sistemit të kredive, këshillimin e studentëve për ngritje akademike dhe shkencore, lirimi i trotuareve për studentët dhe fushatat e mëdha sensibilizuese për kancerin e gjirit, kundër ndotjes së ambientit, përmirësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë, vizita jashtë vendit etj.

Përmes këtyre aktiviteteve, PS-UP ka arritë që studentëve të iu sigurojë kushte që gjithmonë iu kanë munguar. Gjithashtu, përvoja e aktivistëve e marrë nga aktivitetet e Paqes Studentore, bëri që ata të ngriten në pozitat më të larta të profesioneve të tyre.

Vetëm në 2018-tën ne kemi arritë të bëjmë 18 organizime të mëdha, gjë të cilën as Parlamenti Studentor nuk e arriti dot për dy vite me radhë.