Kush është Paqja Studentore?

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP) është organizatë studentore e themeluar në vitin 2005 si nismë e një grupi të studentëve të UP-së. Si e tillë, ajo ka qeverisur në Parlamentin Studentor për katër vite me radhë. Paqja Studentore është organizatë që punon për mirëqenien e studentëve, ngritjen, zhvillimin dhe emancipimin e tyre.

Ajo punon pa ndikime politike dhe është zë i fuqishëm i studentëve brenda Universitetit të Prishtinës. Paqja Studentore është zgjedhja dhe zgjidhja e vetme për të pasur përfaqësim të denjë studentor në Universitetin e Prishtinës.

ME PAQEN, PËR UNIVERSITETIN!