Qëllimi jonë

Organizata studentore “Paqja Studentore” që ndryshe njihet edhe si PS-UP është një organizatë joprofitabile dhe ka karakter jo partiak dhe me aktivitetin e saj nuk anon nga asnjë program i ndonjë partie politike.

Qëllimi i formimit të kësaj organizate është përfaqësimi i vlerave më të larta humanitare, ka për qëllim lidhjen e vlerave njerëzore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, humanitare dhe sportive tek studentët. Po ashtu qëllim i organizatës “Paqja Studentore” është edhe ngritja dhe zhvillimi i jetës studentore në veçanti si dhe i rinisë në përgjithësi, pastaj avancimin e jetës kulturore, shkencore, stimulimin e studentëve përmes literaturës si dhe udhëzime për kërkim të diturisë.

Luftimi i dukurive negative në shoqëri dhe kultivimi i vlerave shpirtërore, etike dhe kombëtare që do të jetë në interes të ruajtjes së familjes dhe shoqërisë. Ne si organizatë do të angazhohemi të luftojmë prostitucionin, alkoolizmin, narkomaninë dhe vlerat tjera të dëmshme e negative të cilat sjellin varfëri shpirtërore dhe edukative.

Ne synojmë që të krijojmë kushte për veprimtari informative qoftë të shkruar, të dëgjuar apo të shikuar, synojmë të ofrojmë mundësi të njejta për të gjithë studentët pa marrë parasysh bindjet politike, religjionin, prejardhjen etnike apo kulturore, gjininë, gjendjen sociale dhe të tjera. Ne si organizatë do të mundohemi që edhe studentëve që u takojnë shtresave me raste sociale t’u dalim në ndihmë si me përkrahje morale edhe me atë financiare sipas mundësive.